Ekskluzive/ Ministria e Brendshme shpall “non grata” dy shtetas nga Maqedonia e Veriut: Kryen veprimtari në dëm të shtetit shqiptar

Nga I.A
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 gusht, Zhurnal.mk – Siç raportojnë burime shumë të sigurta të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, të padëshiruar janë shpallur dy shtetas nga Maqedonia e Veriut, ndaj të cilëve ka të dhëna për veprimtari në dëm të shtetit shqiptar.

Burimet i thanë Anila Hoxhës se vendimi është marrë pas propozimit të njësisë antiterror në Policinë e Shtetit, ndërsa është dhënë konfirmimi nga Ministria e Brendshme, e cila ka shpallur “non grata” Valon Beljan, ose Valjon Belën dhe Bekir Halimin me shtetësi të Maqedonisë së Veriut.

Disa javë më parë, Ministria e Brendshme vendosi të shpallë “non-grata” edhe shtetasen Ikballe Huduti, duke i ndaluar hyrjen në vend për një periudhë prej 15 vitesh.

artikuj të ndërlidhura