Shtrenjtohet edhe më shumë nafta në Maqedoninë e Veriut

Nga I.A
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 gusht, Zhurnal.mk – Komisioni Rregullor për Energjetikë (KRRE) ka marrë vendim të ri për çmimet e derivateve të naftës, të cilat do të pësojnë ulje dhe ngritje, duke filluar nga mesnata.

Sipas vendimit të fundit, çmimi i benzinave do të ulet për 2 denarë për litër. Nga ana tjetër, çmimi i derivateve të tjera shënon rritje: nafta do të shtrenjtohet për 1 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për 0,5 denarë për litër.

Çmimet e reja të derivateve të naftës:

EUROSUPER BS-95: 91,0 denarë/litër

EUROSUPER BS-98: 93,0 denarë/litër

EURODIESEL (Nafta): 99,5 denarë/litër

Vaji ekstra i lehtë (EL-1): 98,5 denarë/litër

Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi pas mesnate dhe do të vlejnë në të gjitha pikat e karburanteve në vend.

artikuj të ndërlidhura