Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Nga D V
539 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ankara, 8 korrik, Zhurnal.mk – Në hapje të takimit zyrtar të Samitit të NATO-s në Ankara, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se Turqia vazhdon të jetë ndër vendet kryesore që kontribuojnë në operacionet, misionet dhe stërvitjet e Aleancës, shkruan Telegrafi.

Në fjalimin e tij, Erdogan theksoi se Turqia, si vendi me ushtrinë më të madhe në Evropë, është e gatshme t’i vendosë kapacitetet e saj në shërbim të NATO-s sa herë që kjo është e nevojshme.

“Si vendi që ka ushtrinë më të madhe në Evropë, ne përpiqemi t’i vëmë kapacitetet tona në shërbim të Aleancës në çdo fazë kur kjo është e nevojshme”, ka deklaruar Erdogan.

Ai përmendi edhe Kosovën si një nga vendet ku Turqia kontribuon në kuadër të angazhimeve të NATO-s.

“Në Kosovë, në Detin e Zi, në zonën e Baltikut dhe në rajone të tjera gjeografike, ne jemi ndër aleatët kryesorë që kontribuojnë në operacionet, misionet dhe stërvitjet e Aleancës”, tha presidenti turk.

Erdogan foli edhe për investimet e Turqisë në mbrojtjen ajrore dhe raketore, duke bërë të ditur se Ankaraja ka ndarë një buxhet shtesë prej 24 miliardë dollarësh.

Në fjalimin e tij, presidenti turk foli edhe për luftën në Ukrainë, krizën iraniane, sigurinë në Lindjen e Mesme dhe nevojën për solidaritet të plotë kundër të gjitha formave të terrorizmit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër