Jaupaj: Reformim i shërbimit hidrometeorologjik për krijimin e një sistemi modern

Nga D V
624 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 8 korrik Zhurnal.mk – Shqipëria ka nisur procesin për reformimin e shërbimit hidrometeorologjik, me synim modernizimin e sektorit dhe forcimin e kapaciteteve për përballimin e sfidave që lidhen me ndryshimet klimatike, sigurinë e qytetarëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj zhvilloi sot takimin e parë me grupin ndërinstitucional të punës, pjesë e të cilit ishin përfaqësues të Institutit të Gjeoshkencës, Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), institucioneve të tjera shtetërore, si dhe partnerëve tanë të ALBAdapt dhe MeteoSwiss.

Juapaj tha se “në fokus të punës së këtij grupi do të jetë hartimi i një kuadri të ri ligjor dhe institucional për shërbimin hidrometeorologjik, me qëllim krijimin e një sistemi modern, të besueshëm dhe të qëndrueshëm”.

Sipas Jaupajt, reforma synon garantimin e të dhënave cilësore hidrometeorologjike dhe klimatike, të nevojshme për mbrojtjen civile, bujqësinë, energjinë, menaxhimin e ujërave, transportin, turizmin dhe sektorë të tjerë me rëndësi për ekonominë dhe jetën e përditshme të qytetarëve.

Një shërbim hidrometeorologjik i përmirësuar pritet të rrisë aftësinë e institucioneve për paralajmërimin e hershëm dhe menaxhimin e rreziqeve natyrore, duke mbështetur njëkohësisht politikat për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike.

Procesi synon gjithashtu përafrimin e sistemit shqiptar me standardet evropiane dhe kërkesat e integrimit të vendit në Bashkimi Evropian.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër