Prishtinë, 7 qershor, Zhurnal.mk – Është publikuar Exit Poll-i i realizuar nga Klan Kosova në bashkëpunim me PIPO-n, sipas të cilit fituese e zgjedhjeve nacionale ka dalë Lëvizja Vetëvendosje.
Sipas rezultateve të publikuara, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 42.3 për qind të votave, duke u renditur si forca e parë politike në vend.
Exit Poll-i paraqet një vlerësim paraprak të rezultatit zgjedhor dhe nuk përbën rezultat zyrtar. Rezultatet përfundimtare pritet të publikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas përfundimit të procesit të numërimit të votave. /Zhurnal.mk/
