Kërçovë, 7 qershor Zhurnal.mk – Ky është liqeni Osllomesë në Kërçovë. Një vend atraktiv për peshkim. Është hera e tretë këtë vit që këtu po mbahen gara peshkimi. Në këtë garë 24-orëshe marrin pjesë ekipe nga vende të ndryshme.
“Gjuetia bëhet në duo që do të thotë në çift, kemi nëntë ekipe nga Maqedonia nga Manastiri, Prilepi nga Shkupi, gjithë Maqedonia, kush do paraqitet ndërsa fitues do të jetë ai çift që do të gjuajë më shumë peshk. Unë në mgjëngjes bëra matjet dhe momentalisht më shumë ka gjuajtur çifti në pozicionin numër 2”, tha Pece Veleski – gjyqtar.
Garuesit janë të kënaqur, pasi siç thonë liqeni është i pasur me shumëllojshmëri peshqish dhe ka pozicion gjeografik shumë të mirë.
Kryetari i shoqatës “Hunter fish”, Besmir Elezi, i cili ka në koncesion liqenin e Osllomesë dhe lumenjtë thotë se ka punuar mjaftueshëm por mbeten ende punë për t’u bërë.
Edhe pse shoqata e ka shtruar rrugën me rërë megjithatë rruga deri tek liqeni lë për të dëshiruar. Ky liqe ka filluar të bëhet atraktiv viteve pasi po shfrytëzohet nga peshkatarët, megjithatë mbetet ende shumë për t’u bërë që të mund të shfrytëzohet si atraksion për qytetarët.
