Familja e Stiven Ivanovskit kërkon donacione për shpenzimet e varrimit pas vdekjes së 16-vjeçarit në Crans-Montana

nga Xh M

Crans-Montana, 9 janar – Familja e 16-vjeçarit Stiven Ivanovski, i cili humbi jetën tragjikisht në zjarrin në barin “Constellation” në Crans-Montana, Zvicër, gjatë pritjes së Vitit të Ri, ka bërë thirrje për donacione për mbulimin e shpenzimeve të varrimit.

Stiveni ndodhej në bar së bashku me motrën e tij, e cila për fat të mirë mbijetoi pasi kishte dalë për pak kohë jashtë. Shoqata maqedonase “Pijanec” në Zvicër e përshkroi tragjedinë në rrjetet sociale si “një fat i tmerrshëm për këtë vëllazëri” dhe apeloi për ndihmë.

Shoqata njoftoi se janë hapur llogari bankare për të mbështetur familjen në përballimin e shpenzimeve të varrimit dhe për ndihmë financiare në këtë periudhë të rëndë zie.

Për donacione në Maqedoni:

Llogari xhiro: 300057104118092 (Komercijalna banka)

Qëllimi i pagesës: Donacion për Stiven Ivanovski

Kodi i pagesës: 562 – pagesa për donacione

Për jashtë vendit:

IBAN: MK07300307065362360

SWIFT: KOMSMK2X

Çdo gjest ndihme, sado i vogël, do të jetë një mbështetje e çmuar për familjen e Stivenit në këtë kohë të vështirë humbjeje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More