Mucunski: Dënim i ashpër për përdorimin e raketës hipersonike ndaj Lvivit

Nga admin
740 e lexuar

Shkup, 9 janar – Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, dënoi përdorimin e raketës balistike hipersonike “Oreshnik” nga Rusia ndaj Lvivit, Ukrainë, duke e vlerësuar si një përshkallëzim të rrezikshëm dhe të papërgjegjshëm.

“E dënojmë përdorimin e raketës balistike hipersonike ‘Oreshnik’ ndaj Lvivit. Kjo përfaqëson një përshkallëzim të papërgjegjshëm që rrezikon sigurinë rajonale dhe globale dhe shkel më tej të drejtën ndërkombëtare”, shkroi Muçunski.

Ai theksoi se Maqedonia qëndron në anën e Ukrainës dhe mbështet iniciativën e udhëhequr nga SHBA-ja dhe partnerët evropianë për arritjen e një paqeje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, duke nënvizuar se sulme të tilla vetëm sa i minojnë përpjekjet për paqe.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër