Fëmijë 13-vjeçar i gjetur i shtrirë në trotuar në Tetovë

nga D. V.

Një i mitur 13-vjeçar nga Kumanova është gjetur i shtrirë në trotuar në rrugën “Ilinden” në Tetovë.

Sipas njoftimit të SPB Tetovë, më 26.01.2026 rreth orës 11:00, gjatë kryerjes së detyrës, zyrtarët policorë kanë vërejtur një të mitur të shtrirë në trotuar.

“Pas bisedës së zhvilluar nga inspektorët për të mitur pranë SPB Tetovë, është konstatuar se bëhet fjalë për një të mitur 13-vjeçar nga Kumanova, i cili ka qëndruar në qytet pa kujdes prindëror”, njofton policia.

Punonjësit socialë nga Qendra për Punë Sociale në Tetovë janë kujdesur për të miturin, ndërsa pas verifikimit të identitetit dhe adresës së banimit, është njoftuar edhe Qendra për Punë Sociale në Kumanovë për veprime të mëtejshme.Tetovasot

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More