Azizi me shtabin e VLEN-it: Mbyllëm raportin, fituam bindshëm zgjedhjet lokale, 2 me 1 ndaj AKI-së

Nga B.M
600 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 27 janar – Shefi i Shtabit të VLEN-it, Adnan Azizi, ka njoftuar se është përmbyllur raporti përfundimtar i fushatës për zgjedhjet lokale, pas një analize të detajuar të zhvilluar me Shtabin Qendror të koalicionit.

Sipas Azizit, shtabi ka vlerësuar lart punën dhe organizimin e Shtabit Qendror, si dhe angazhimin e shtabeve komunale dhe lokale gjatë gjithë fushatës.

Ai thekson se si rezultat i këtij organizimi dhe pune të koordinuar, VLEN ka arritur fitore bindëse në zgjedhje, duke triumfuar me raport 2 me 1 ndaj AKI-së.

“Ju faleminderit dhe vazhdojmë në betejat e radhës”, ka përfunduar Azizi në mesazhin e tij publik.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër