Murtezani: VLEN-in të bashkuar e duan shqiptarët, përçarjen e dëshiron vetëm BDI-ja

Nga admin
430 e lexuar

Shkup, 27 janar – Zëvendëssekretari i Qeverisë, Hasim Murtezani, ka reaguar përmes një postimi publik, duke theksuar se bashkimi i koalicionit VLEN gëzon mbështetjen e shqiptarëve, ndërsa përpjekjet për përçarje, sipas tij, vijnë vetëm nga BDI-ja.

Murtezani shkruan se VLEN arriti ta dërgojë BDI-në në opozitë pas 22 vitesh në pushtet, gjë që, sipas tij, është arsyeja pse shqiptarët e duan VLEN-in të bashkuar. Ai shton se BDI-ja, e mbetur në opozitë, vazhdon të ushqejë shpresa për rikthim në pushtet duke synuar përçarjen e VLEN-it.

“Lidershipi i VLEN-it ka pjekuri politike dhe vigjilencë maksimale. Ëndrra për ta përçarë VLEN-in nuk do të realizohet”, thekson Murtezani në reagimin e tij.

Në fund, ai nënvizon se BDI-ja do të mbetet edhe më tej në opozitë, duke ritheksuar bindjen se koalicioni VLEN do të vazhdojë i bashkuar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër