Takim i ministri të Ekonomisë, Durmishi me ambasadorin Zomer: Fokusi në investime dhe bashkëpunimin ekonomik

Nga B.M
920 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 janar – Ministri i Ekonomisë dhe Punës i Republikës së Maqedonisë së Veriut realizoi takim pune me ambasadorin e Konfederatës Zvicerane në vend, Kristof Zomer, në të cilin u diskutuan mundësitë për thellimin dhe avancimin e bashkëpunimit dypalësh midis dy vendeve.

Në takim, siç informojnë nga Ministria e Ekonomisë, fokus i veçantë është vënë në rritjen e shkëmbimit tregtar, nxitjen e investimeve direkte zvicerane, si dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës.

Ministri theksoi se, pavarësisht marrëdhënieve të mira politike dhe diplomatike midis dy vendeve, ekzistonte potencial i konsiderueshëm i pashfrytëzuar për bashkëpunim më intensiv ekonomik, veçanërisht në prodhim, industri, inovacione dhe ekonomi të gjelbër. 

Në këtë kontekst, është theksuar rëndësia e promovimit të klimës së favorshme të biznesit në Maqedoninë e Veriut dhe mundësitë që i ofrojnë zonat zhvillimore teknologjike industriale. 

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër