Femrat kryesojnë në arsim doktorë shkence dhe magjistre, tejkalojnë meshkujt në 2025

Nga B.M
750 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 Mars, Zhurnal.mk – Në vitin 2025, titullin doktorë shkence e kanë fituar gjithsejtë 245 persona, që paraqet rritje për 14% krahasuar me vitin 2024, thonë të dhënat e reja të entit statistikor të vendit, transmeton zhurnal.

Prej 245 personave me tituj doktor shkence, 147 janë femra ndërsa 98 janë meshkuj.

Sipas një komunikate, 25.3 %, kanë doktoruar në fushat e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale; 14.7 % në biznes, administratë dhe drejtësi; 12.7 %; në inxhinieri, prodhim dhe ndërtimtari; 12.2 % në arte dhe shkenca humane.

Pasojnë fushat e shkencave shoqërore, gazetaria dhe informimi me 10.2 %, ndërsa fushat e tjera janë të përfaqësuara me përqindje më të vogël.

Ndërkohë titullin Magjistër i shkencave dhe specialistë e kanë fituar gjithsej 1855 persona vitin e kaluar nga të cilët 1558 ose 84% janë magjistra dhe 297 ose 16% specialistë, sipas të dhënave të entit.
Përsëri femrat janë më të numërta me këta tituj.

Pjesëmarrja e grave magjistre, në numrin total të personave që kanë fituar gradën shkencore Magjistër i Shkencave, në vitin 2025 është 61.2%.

Në vitin 2025, numri më i madh i temave të magjistraturës, 497 ose 31.9 %, janë nga fusha e biznesit, administratës dhe drejtësisë, 16.4 % janë nga fusha e inxhinierisë, prodhimit dhe ndërtimtarisë, pasuar nga shkencat shoqërore me 15.3 % dhe pjesa tjetër nga fushat me përqindje më të ulët përfaqësimi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër