Fetai me përkushtim të fortë në luftën kundër korrupsionit, do të përfaqësojë vendin në CoSP11 në Doha

nga D. V.

Shkup, 16 dhjetor – Zëvendëskryeministri, Arben Fetai së bashku me UNODC dhe Iniciativën Rajonale Antikorrupsion (RAI), do të jetë nikoqir i panelit me rëndësi për vendin ku do të diskutohet për strategjitë gjithëpërfshirëse kundër korrupsionit.

“Aty do të flas për lidershipin e Qeverisë në zbatimin e Strategjisë Kombëtare Kundër Korrupsionit, me fokus te mekanizmat konkretë të implementimit, koordinimi institucional dhe ndërtimi i besimit të qytetarëve”, njoftoi Fetai përmes një postimi në facebook.

Me temën “Formësimi i integritetit të së nesërmes”, CoSP11 do të trajtojë, ndër të tjera forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për rikthimin e aseteve të paligjshme, promovimin e integritetit në sektorin privat si dhe angazhimin më të madh të shoqërisë civile.

“Maqedonia e Veriut është zë aktiv në arenën ndërkombëtare për më shumë integritet dhe më shumë transparencë”, theksoi Fetai.

Në vazhdën e angazhimeve ndërkombëtare për forcimin e qeverisjes së mirë dhe luftën kundër korrupsionit, pas organizimit të suksesshëm në Shkup të forumit rajonal “Nga politika te impakti: avancimi i integritetit dhe reformave institucionale në Ballkanin Perëndimor”, sot ai udhëton drejt Dohës (Katar) për të pëfaqësuar vendin në Sesionin e 11-të të Konferencës së Shteteve Palë të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit (CoSP11).

Ndryshe, Fetai për dallim nga paraardhësit e tij po i jep zë Maqedonisë së Veriut në arenën ndërkombëtare duke marr hapa konkret në luftën kundër korrupsionit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More