“Folk Fest Shkupi 2025”, Mexhiti: Kur kultura flet, gjithçka tjetër hesht

nga D. V.

Shkup, 25 korrik –  Mbrëmë, në rrugicat prej guri të Çarshisë së Vjetër, u ndie fryma e botës që flet përmes kulturës. Ritmet dhe vallet e popujve nga katër anët e globit e mbushën Shkupin me jetë, me ngjyra dhe emocion të pastër. Ishte një mbrëmje e veçantë, ku traditat u shndërruan në ura, e arti u bë gjuhë e përbashkët.
Edicioni i 7-të i Festivalit Ndërkombëtar “Folk Fest Shkupi 2025” shpalosi një panoramë të jashtëzakonshme të pasurisë kulturore botërore, me pjesëmarrjen e ansambleve nga 15 shtete. Në atë skenë të hapur, në zemër të Çairit, u takuan ritmet e largëta me tingujt tanë të njohur; e çdo valle u bë një urë e padukshme që bashkoi njerëz me gjuhë të ndryshme, por me një pasion të përbashkët për artin.
I përgëzoj nga zemra të gjithë ata që mundësuan këtë festival të jashtëzakonshëm, organizatorët, artistët, qytetarët dhe të gjithë artdashësit që i dhanë shpirt këtij vizioni. Sepse kur kultura flet, gjithçka tjetër hesht. Dhe ajo që mbetet, është bukuria e të qenurit bashkë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More