Forcat speciale të RMV-së dhe SHBA-së zhvillojnë trajnim të përbashkët

Nga D V
1,796 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 gusht, Zhurnal.mk – Pjesëtarë të Batalionit të Forcave Speciale të Maqedonisë së Veriut dhe Forcave Speciale të SHBA-së zhvilluan trajnim të përbashkët nga 14 korriku deri më 12 gusht, me qëllim avancimin e gatishmërisë dhe kapaciteteve operative

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, trajnimi përfshiu aktivitete të përbashkëta dhe skenarë stërvitjeje, përmes të cilëve pjesëtarët përmirësuan taktikat, teknikat dhe procedurat, si dhe shkëmbyen përvoja në fushën e operacioneve speciale.

“Veprimtari të tilla përbëjnë një kontribut të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit aleat, shkëmbimin e njohurive dhe përvojave”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Nga Ministria theksojnë se trajnimet kontribuojnë edhe në avancimin e vazhdueshëm të kapaciteteve të forcave speciale për përballimin e sfidave bashkëkohore të sigurisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër