Prokuroria e Gjakovës jep detaje për tragjedinë në Kërvasari të Malishevës

Nga D V
535 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 24 gusht, Zhurnal.mk – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kërvasari të Komunës së Malishevës, ku një grua ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit, ndërsa bashkëshorti i saj, i dyshuar për rastin, ka mbetur i plagosur rëndë.

Sipas Prokurorisë Themelore në Gjakovë, viktima ka ndërruar jetë në QKUK, ndërsa i dyshuari është duke u trajtuar në QKUK dhe, sipas njoftimit mjekësor, ndodhet në gjendje të rëndë dhe kritike për jetën.

Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi.

Rasti është iniciuar për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria, në koordinim me Policinë e Kosovës, po ndërmerr veprimet e nevojshme për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të siguruar provat relevante.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër