Ford ka prezantuar versionet e përmirësuara të veturave të tij elektrike, Explorer dhe Capri, duke rritur autonominë dhe fuqinë e motorëve pa ndryshuar dizajnin.
Këto përmirësime synojnë të ringjallin interesin e blerësve në një treg evropian gjithnjë e më konkurrues.
Modelet e rinovuara kanë autonomi deri në 464 km sipas standardit WLTP, falë përdorimit të baterive më efikase litium‑hekur‑fosfat.
Motori elektrik në pjesën e pasme ka 190 kuaj/fuqi dhe 350 Nm, duke përshpejtuar veturën nga 0‑100 km/h në vetëm 8 sekonda, rreth një sekondë më shpejt se versionet e mëparshme.
Ford ende ofron edhe versionet më të fuqishme me bateri 77‑79 kWh dhe motorë deri në 340 kuaj/fuqi, duke i bërë konkurrencë modeleve të tjera të njohura elektrike në Evropë.
Prodhimi i modeleve bëhet në fabrikën e Ford në Koln, e cila më parë prodhonte modelin Fiesta, por u transformua për prodhim elektrik. Çmimet e modeleve të riparuara ende nuk janë publikuar, por versionet aktuale fillojnë nga rreth 35 mijë euro në Kroaci.
Sfidat për Ford mbeten të mëdha, për shkak të konkurrencës nga Volkswagen, Shkoda, Renault, Kia, Hyundai, Peugeot, Opel, Citroen, Jeep dhe Tesla. Megjithatë, përmirësimet teknike mund të jenë një hap i rëndësishëm për të tërhequr blerësit e makinave elektrike.

