Formimi i institucioneve, Kurti pret sot në takim Hamzën e Abdixhikun

Nga D V
605 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 10 korrik Zhurnal.mk –  Këtë të premte, kryetari i LVV-së Albin Kurti, do të zhvillojë takim me liderin e PDK-së Bedri Hamzën, si dhe udhëheqësin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

LDK për Klan Kosova ka konfirmuar se takimi do të zhvillohet në ambientet e Kuvendit me fillim nga ora 18:00.

Po ashtu, kreu i LDK-së tha se në takim do të shkojë vetë i dyti.

Edhe kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka konfirmuar se të premten do të zhvillojë takim me Kurtin në orën 09:00.

Ky takim vjen pasi Kurti u dërgoi ftesa partive politike për takime pas certifikimit të rezultatit zgjedhor të 7 qershorit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër