Deputeti i VLEN-it shpërthen ndaj Berat Buzhalës: Imagjinoni kur të sulmon megafoni i propagandës serbe!

Nga D V
1,566 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 korrik, Zhurnal.mk – Deputeti i VLEN-it, Zekirja Tahiri, ka reaguar ashpër ndaj gazetarit kosovar Berat Buzhala, pas deklaratave të këtij të fundit lidhur me ndalimin në pikën kufitare të Qafë Thanës të deputetëve të VLEN-it, Bekim Qoku, Adnan Azizi dhe zv.sekretarit gjeneral të qeverisë, Hasim Murtezani.

Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Tahiri kritikon Buzhalën për komentet e tij, duke përdorur një gjuhë të ashpër politike dhe duke e akuzuar se promovon narrativa që, sipas tij, u shërbejnë interesave të Serbisë.

“Nuk është kurrgjë më tepër se një megafon i propagandës serbe. Ai helmon të vërtetën dhe mbjell destabilitet për interesat serbe”, shkruan Tahiri, duke shtuar se karriera e gazetarit “është ndërtuar mbi manipulimin e opinionit publik”.

Deputeti i VLEN-it ironizon gjithashtu Buzhalën edhe me një pjesë të statusit ku shkruan: “E imagjinoni kur të sulmon çifti i Buzhalës?! Nuk i mjaftoi që e mori në qafë opozitën në Kosovë, e tash ia ka mësy edhe këndej. Ani mercenar, ani… llajk e ki!”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër