Nga David Gilmour (Pink Floyd, 1972)
Përktheu: Agron Shala

Bërtet në gjumë
Ndoshta çmimi është i papërballueshëm
A e ke ndërgjegjen të pastër
Nëse veç një herë vihesh në sprovë?

Papritmas zgjohesh i trembur
Veç me të rrahurat e zemrës sate
Një njeri i vetëm nën qiell
Veç dy veshë – veç dy sy

Nis lundrimin përmes detit
Të mendimeve dhe kujtimeve të kahershme
Fundi i fëmijërisë – fantazitë e tua
Shkrihen me realitetet e ashpra

E pastaj teksa velat ngrihen
Vëren se sytë po të lotojnë
Dhe të gjitha drojat që s’u shprehën kurrë
Të thonë se duhet marrë vendimi përfundimtar

Kush je ti e kush jam unë
Që të themi se e dimë arsyen pse?
Disa lindin – disa njerëz vdesin
Nën një qiell të pafund

Do të ketë luftë – do të ketë paqe
Por një ditë gjithçka merr fund
I gjithë hekuri u bë ndryshk
Të gjithë burrat krenarë u kthyen në pluhur

Dhe kështu koha gjithçka do të shërojë
E kështu edhe kjo këngë mbaron