Mavrovë dhe Rostushë, 4 janar – Kandidati i VMRO-DPMNE-së për kryetar të komunës së Mavrovës dhe Rostushës, Oner Jakuposki, ka shpalosur pjesë nga programi i tij, dedikuar rinisë. Ai thotë se në programin e tij parashihen disa masa dedikuar të rinjëve, me synimin që të ndalet migrimi, por edhe një pjesë e të rinjëve të cilët aktualisht ndodhen në mërgim, në të ardhmen të shohin perspektivë në vendlindje.
“Në programin tim 4 vjeçar fokus kryesor kanë të rinjtë, mbështetja për kërkesat dhe nevojat e tyre, edhe atë përmes një koncepti i cili është me mbështetje të drejtpërdrejtë për ta. Konkretisht në programin tim unë kam një set me nevoja konkrete për të rinjtë, të drejtpërdrejta, me ndihmë finaciare të menjëhershe, pra, do të thoja me dotacione të tilla të cilat janë joshëse për të rinjtë që të mbesin në vendin tonë, si dhe të krijohen kushte edhe për kthimin e të rinjëve nga gurbeti.” – u shpreh Kandidati i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Mavrovës dhe Rostushes, Oner Jakuposki.
Në këtë kontekst Jakuposti thekson edhe strategjinë e qeverisë për kthimin e të rinjëve nga mërgimi, përputhet me programin e tij, ndërsa për implementimin e asaj Strategjie, ai thotë se një zinxhir i rëndësishëm është edhe pushteti lokal.

