Mavrovë dhe Rostushë, 4 janar – Kandidati i LSDM-së për kryetar të komunës së Mavrovës dhe Rostushës, Anes Ahmeti, thotë se një pjesë të programit të tij ia ka kushtuar të rinjëve. Ai premton investime në infrastrukturën rekreativo-sportive pasi në shumë vendbanime mungojnë terenet sportive, ndërsa për mbajtjen e të rinjëve në vendlindje, duhet t’u sigurohen edhe vende të punës, thotë Ahmeti.
“Të rrisim përmbajtjen ku të rinjtë tanë në mënyrë aktive do të mund të jenë pjesëmarrës në sporte të ndryshme. Nevojitet të ndërtohet edhe një park zbavitës ku do të mund të argëtohen edhe grupmoshat më të reja. Me keqardhje mund të konstatoj se në shumë rajone tona, edhe sot e kësaj dite, nuk kemi të ndërtuara terene të këtilla sportive përmes së cilave, do të mund t’i mbajmë të rinjtë këtu. Vetëm nëse ndërtojmë zona të industrisë së lehtë, me vende të reja pune, mund t’a mbajmë rininë këtu, madje edhe përmes investimit në arsimimin e tyre.” – deklaroi Kandidati i LSDM-së për kryetarë të Mavrovës dhe Rostushes, Anes Ahmeti.
Ahmeti thotë se vetëm me politika dedikuar të rinjve, mund të kontribuojmë që të rinjtë e Mavrovës dhe Rosutushes nuk do të largohen nga vendlindja, sepse aktualisht pjesa më e madhe e banorëve të kësaj komune ndodhen në mërgim.

