Genc Sadiku, drejtor i ri i shkollës “Penestia” në Dibër

nga Xh M

Dibër, 6 janar – Kryetari i Komunës së Dibër, Fisnik Mela, ka përgëzuar Genc Sadikun për emërimin në detyrën e drejtorit të shkollës fillore “Penestia”, shkolla më e madhe nëntëvjeçare në Dibër.

Në deklaratën e tij publike, Mela thekson se ky emërim bart një përgjegjësi të madhe, por edhe një mundësi të rëndësishme për avancimin e mëtejmë të cilësisë së arsimit, forcimin e menaxhimit institucional dhe rritjen e bashkëpunimit mes shkollës, mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve.

“Jam i bindur se z. Sadiku do ta ushtrojë këtë detyrë me profesionalizëm, përkushtim dhe vizion, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin arsimor dhe edukativ të brezave të rinj të Dibrës”, theksoi kryetari i komunës.

Ai i uroi suksese drejtorit të ri në këtë detyrë të rëndësishme dhe shprehu gatishmërinë e Komunës së Dibrës për bashkëpunim të vazhdueshëm me institucionet arsimore, në funksion të përmirësimit të kushteve dhe standardeve në arsim, si dhe në shërbim të qytetarëve të komunës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More