Gërvalla godet Ramën për shkrimin me Vuçiçin e anashkalimin e Kosovës

Nga D. V.
726 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë/Tiranë, 17 mars, Zhurnal.mk – Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Donika Gërvalla—Schwarz mbrëmë drejtoi kritika të forta ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për anashkalimin e Kosovës dhe afërsinë e tij me Kryetarin e Serbisë, pas shkrimit të tij të përbashkët me Aleksandar Vuçiçin për alternativën ndaj anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.


“Unë mendoj që qytetarët e Kosovës nuk kanë për t’ia falur atë artikull kryeministrit Rama. Sepse krijohet përshtypja herë pas herë që gjithmonë atëherë kur Vuçiqin BE-ja, Evropa e mbështetë me shpatulla për muri, del Edi Rama dhe e nxjerrë nga ajo situatë,” tha ministrja e Kosovës në një intervistë për RTK.
“Nuk duhet të ketë për Shqipërinë alternativa me Serbinë që nuk kalojnë nëpër Kosovë. Rruga nga Tirana nëpër Beograd qon nëpër Prishtinë, edhe gjeografikisht, edhe ekonomikisht edhe në çdo aspekt. Kështu, secili kryeministër apo president shqiptar që e harron këtë ta dini që afatgjatë ka për të bërë gabime të mëdha që kanë për ta dëmtuar kombin tonë më shumë,” shtoi Gërvalla—Schwarz.


Rama dhe Vuçiç, muajin e kaluar në një tekst të përbashkët në të përditshmen gjermane FAZ, iu bënë thirrje 27 shteteve anëtare të BE-së për atë që e quajtën “integrim të përshpejtuar” të vendeve të Ballkanit Perëndimor në bllokun evropian pa të drejtë vetoje, pa pasur anëtarë në Komisionin Evropian (KE) dhe pa vende në Parlamentin Evropian.


Të dy udhëheqësit thanë se një alternativë e tillë ndaj anëtarësimit të plotë në BE do t’iu lejonte vendeve kandidate të rajonit (Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë) integrimin në tregun e brendshëm të BE-së dhe zonën Shengen të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër