Shkup, 16 mars, Zhurnal.mk – Komuna e Gazi Babës do të subvencionojë instalimin e kolektorëve diellorë termikë për banorët e saj, transmeton zhurnal.mk.
Kryetari i komunës, Boban Stefkovski, njoftoi se është shpallur Thirrja Publike për përfitimin e subvencioneve për këtë qëllim.
“Ftoj banorët të aplikojnë për një pjese të kostove për blerjen dhe instalimin e kolektorëve diellorë termikë”, deklaroi Stefkovski.
Sipas tij, komuna do të subvencionojë 50% të kostove, deri në një shumë maksimale prej 15.000 denarësh për familje.
Të drejtën për të përfituar nga këto subvencione e kanë të gjithë banorët e Komunës së Gazi Babës, ndërsa thirrja publike do të jetë e hapur deri më 30 nëntor.//Zhurnal.mk
