Gërvalla zyrtarizon çmimin “Sali Çekaj” në 70-vjetorin e lindjes së heroit

Nga D. V.
657 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 22 qershor, Zhurnal.mk – Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur, se në 70-vjetorin e lindjes së Heroit Sali Çekaj, ka nënshkruar vendimin për aktin nënligjor që rregullon ndarjen e çmimit me emrin e tij.

Sipas saj, çmimi “Sali Çekaj” dedikohet për personalitetet që kanë dhënë kontribut të veçantë në fushën e drejtësisë në Republikën e Kosovës.

Përmes një njoftimi në rrjete sociale, Gërvalla ka vlerësuar figurën e Sali Çekajt si një prej personaliteteve më të shquara të historisë së Kosovës, duke theksuar rolin e tij si “komandant i UÇK-së, politikan vizionar dhe jurist i dalluar”.

“Figura e Sali Çekajt, krahas figurës së komandantit të UÇK-së dhe politikanit vizionar, me përkushtim të parezervë për lirinë e vendit deri në flijim në ballë të frontit, rrezaton edhe si figurë e një juristi të rrallë, të guximshëm, mendjemprehtë e të vendosur. Figurë që frymëzon breza e breza juristësh në vendin tonë”, ka deklaruar Gërvalla.

Ajo shtoi se çmimi që mban emrin e Heroit Sali Çekaj synon të vlerësojë individët me kontribut të veçantë në drejtësi, duke shërbyer njëkohësisht si nderim për veprën dhe trashëgiminë e tij.

Komandant Sali Çekaj, që u vra më 19 prill 1999 në krye të detyrës, në Koshare, si komandant i Brigadës 134, konsiderohet si njëri ndër strategët më të shquar të luftës së Kosovës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër