Ndalohen tre shoferë në Gostivar, drejtonin makinat pa leje për vozitje

Nga D. V.
952 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gostivar, 22 qershor, Zhurnal.mk – SPB Tetovë njofton se më 21.06.2026 në ora 18:30 në fshatin Banjicë e Poshtme të Gostivarit, zyrtarë policorë nga Departamenti Policor për Sigurinë në Trafikun Rrugor Gostivar kanë privuar nga liria tre persona për shkak të drejtimit të mjeteve pa patentë shoferi.

“Bëhet fjalë për E.I. (26) nga Gostivari, i cili drejtonte një moped me targa të Shkupit, R.S. (25) nga Tetova dhe Xh.U. (25) nga Gostivari, të dy duke drejtuar motoçikleta pa targa”.

“Të tre janë privuar nga liria, ndërsa mjetet u janë sekuestruar dhe ndaj tyre do të vijojë kallëzim përkatës sipas nenit 297-a të Kodit Penal”, thonë nga SPB Tetovë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër