Niveli i ujit në disa lumenj në nivel kritik

Nga B.M
874 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 janar – Gjatë natës së kaluar ka ardhur deri te derdhja e sërishme e disa lumenjve. Lumi Orizar ka dalë nga shtrati pranë fshatit Grdovcë. Në Ohër, gjendja më kritike është në lagjen Dalljan, pas derdhjes së lumit Dallja. Përmbytje ka pasur edhe në rajonin e Krushevës, ku është derdhur Lumi i Zi.

Në Kërçovë, për shkak të reshjeve të mëparshme të dendura, një pjesë e sipërfaqeve ende janë nën ujë. Atje janë evakuuar rreth 100 banorë, të cilët janë strehuar përkohësisht në sallën sportive “Hristo Uzunov”.

Ekipet e Kryqit të Kuq dhe të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim kanë siguruar ushqim, ujë, dyshekë dhe batanije.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër