Gjendet i vdekur banori nga Forina, trupi u gjet në një kanal me ujë

Nga D. V.
231 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 maj, Zhurnal.mk – Mëngjesin e sotëm është gjetur i vdekur banori 60 vjeç nga Forina, i cili mbrëmë ishte shpallur i humbur, ndërsa banorët dhe institucionet ishin mobilizuar në kërkim të tij.

Kërkimet kanë vijuar gjatë gjithë natës, ndërsa trupi i pajetë është gjetur në një kanal me ujë në fshat, në zonën ku kompania Bechtel-Enka ka zhvilluar punime për ndërtimin e Korridorit VIII.

Për momentin ende nuk ka indikacione zyrtare se si ka ardhur deri te vdekja e banorit nga Forina.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj vdekjeje misterioze vazhdojnë

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër