Arrestohet 20 vjeçari nga Gostivari, ja për çfarë kërkohej

Nga D. V.
196 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 maj, Zhurnal.mk – Më 21.05.2026 në orën 15:00, në rrugën “Beliçica” në Gostivar, nëpunës policorë nga SPB Gostivar e privuan nga liria S.M. (20) nga Shuto Orizarja, Shkup, me qëndrim të përkohshëm në Gostivar. Ai kërkohej me urdhërarrest në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore Penale Shkup për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej një vjet e katër muaj për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë”. Po ashtu, ai dyshohet edhe për vepra të tjera penale “vjedhje e rëndë”, të kryera gjatë ditës së mëparshme në shtëpitë e zonës së Gostivarit. S.M. është shoqëruar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Shkupit për vuajtjen e dënimit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër