“Gjendja e tij është shumë mirë”, Veliaj iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale, avokati: Po kryen analizat, nuk ka asnjë shqetësim

Nga Xh M
479 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 29 prill Zhurnal.mk – Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca ka dhënë detaje lidhur me ndërhyrjen kirurgjikale që ka kryer kryebashkiaku. Duke folur për “Shqipëria Live”, Ndreca tha se bëhet fjalë për një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e disa nishaneve. Avokati bëri gjithashtu me dije, se Veliaj gëzon shëndet të plotë fizik dhe psikologjik.

“Erion Veliaj është në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe psikologjike. Nga kjo pikëpamje edhe nga koha që i krijon situata në të cilën ai ndodhet e ka më të mundur, ka më hapësirë për të bërë veprimtari fizike. Ndërhyrja bëhej fjalë për disa nishane malinje të cilat janë hequr dhe po kryhen analizat. Nuk ka asnjë shqetësim në këtë aspekt. Gjendja e tij është shumë mirë,” tha Plarent Ndreca.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër