Gashi-Parmelin: Zvicra në vazhdimësi ka mbështetur procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut

Nga Xh M
387 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 prill Zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, u takua me kryetarin e Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin të cilët biseduan për marrëdhëniet në mes dy vendeve.

Siç njoftojnë nga shtypi i Kuvendit, Gashi shprehu kënaqësi të veçantë që po dëshmojmë vizitën e parë të tillë nga kryetari i vendit me të cilin kemi bashkëpunim të nivelit të lartë, duke theksuar se Zvicra është shembull dhe model për zhvillimin e demokracisë.

“Gashi shprehu gjithashtu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme nga Zvicra në procesin e integrimit evropian, si dhe për zbatimin e Projektit “Programi i Mbështetjes së Parlamentit”, i cili kontribuon në rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe përfshirjes së qytetarëve.

Kryetari i Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin, e theksoi punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke vlerësuar se Dhoma Ligjvënëse ka përparuar ndjeshëm dhe luan rol vendimtar në proceset demokratike.

Ai theksoi se vendi është në rrugën e duhur, me arritje të dukshme dhe progres në nivel të lartë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër