Gjermania po ndryshon sistemin e pensioneve: Ofron tre mundësi kryesore për kursim, ndryshimet do t’i ndiejnë edhe punëtorët nga Ballkani

Nga I.A
685 e lexuar
A+ A-
Rivendos
Foto: Arne Trautmann

Shkup, 9 qershor, Zhurnal.mk – Duke filluar nga viti 2027, Gjermania do të zbatojë ndryshime të rëndësishme në sistemin e kursimeve private për pension, të cilat mund të ndikojnë tek qindra mijëra qytetarë nga Ballkani që punojnë në këtë vend. Modeli i ri sjell më shumë mundësi për fitim përmes investimeve në fonde dhe ETF, por edhe një nivel të caktuar rreziku, ndërsa pensioni i mëparshëm Riester shkon në histori, shkruan Fenix.magazin, transmeton Zhurnal.

Risia kryesore është futja e depos së pensionit (Altersvorsorgdepot), e cila u mundëson kursimtarëve të investojnë në fonde dhe ETF të gjerë e të diversifikuar (si indeksi MSCI World). Ndryshe nga sistemi i vjetër, modeli i ri nuk kërkon garanci 100% për kontributet e paguara, gjë që hap mundësi për fitim më të madh, por sjell edhe rrezik nga luhatjet e tregut.

Sistemi i ri ofron tre opsione kryesore për kursim: depo pensioni, produkt standard dhe produkte të garantuara. Përveç të punësuarve dhe nëpunësve shtetërorë, kursimet e reja për herë të parë mund t’i përdorin të gjithë punëtorët e pavarur (freelancerët), pa marrë parasysh nëse janë të siguruar domosdoshmërisht në sistemin ligjor të pensioneve.

Reforma nuk hyn menjëherë në fuqi, por është e ndarë në disa faza. Nga 1 janari 2027, qytetarët do të mund të vendosin nëse duan t’i transferojnë mjetet e tyre në modelin e ri, potencialisht më fitimprurës, pa detyrim për kthimin e stimujve shtetërorë të mëparshëm, edhe pse tranzicioni mund të shkaktojë disa shpenzime administrative. /Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër