Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) rrëzoi sot kërkesën e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për lirimin nga qelia.
Meta kërkoi zëvendësim të masës së sigurisë kundrejt një garancie financiare prej 50 mijë euro.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Paulin Çera vendosi rrëzimin e kërkesës penale të Metës, duke e konsideruar të pabazuar në ligj dhe prova.
GJKKO shprehet se “kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 (pesë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar”.
