GJKKO rrëzon kërkesën e ish-kryebashkiakut, Jorgo Goro rikthehet në burg

Nga Xh M
756 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 5 maj Zhurnal.mk – GJKKO ka rrëzuar sot kërkesën e ish-kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro, që kërkonte pezullimin e dënimit me 2 vite burg dhe rikthimin në qeli për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit. Apeli i Posaçëm la në fuqi dënimin me dy vite burg për Goron, ndërsa Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që ai të rikthehet në qeli për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit. Sipas përllogaritjeve të prokurorisë, ish-kryebashkiakut i kanë mbetur edhe “6 muaj e 10 ditë burg” për të shlyer.

Kërkuesi Jorgo Goro me datë 31.03.2026 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Pezullimin e ekzekutimit të Vendimit nr. 53, datë 30.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.”. 2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Etleva Deda, bazuar në nenin 476 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 258, datë 05.05.2026, vendosi:

1. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit, të dënuarit Jorgo Goro, me objekt: “Shtyrjen e ekzekutimit të Vendimit nr. 53, datë 30.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, si të pambështetur në prova dhe ligj.

2. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit.

3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda afatit ligjor në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër