Shkup, 22 janar – Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, zhvilloi takim pune me një delegacion nga Mbretëria e Bashkuar, të udhëhequr nga ambasadori britanik në vend, Mejtu Loson, ku u shqyrtuan mundësitë për avancimin dhe thellimin e bashkëpunimit mes Shkupit dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Në takim, siç publikoi kryetari Gjorgjievski në rrjetet sociale, ai prezantoi planet zhvillimore dhe prioritetet strategjike të Qytetit të Shkupit, të cilat bazohen në një vizion të qartë, strategji konkrete dhe politika afatgjata, të qëndrueshme, të orientuara drejt përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve. Vëmendje e veçantë iu kushtua arsimit, kulturës, zhvillimit ekonomik lokal dhe industrive kreative.
Bashkëbiseduesit biseduan edhe për mundësinë për realizimin e projekteve dhe programeve të përbashkëta me interes të ndërsjellë, si dhe këmbimin e përvojave pozitive dhe praktikave të mira, veçanërisht në fushën e arsimit dhe kulturës.
Në kuadër të takimit u hap edhe çështja për bashkëpunim dhe mbështetje të mundshme në kuadër të projektit “Kryeqytet evropian i kulturës 2028”, përfshirë promovimin ndërkombëtar dhe rrjetëzmin e Shkupit me qytetet evropiane, si një hap i rëndësishëm drejt afirmimit ndërkombëtar të kryeqytetit.
Në takim morën pjesë edhe Kler Sirs, drejtoreshë e Këshillit britanik për Ballkanin Perëndimor, Dominik Rouds, shefi i politikave në Ambasadë, si dhe Milan Luçiq, shef i Sektorit të Arteve pranë Zyres rajonale të Këshillit britanik.

