Aksidentohet një këmbësor i mitur në Vizbeg të Shkupit

Nga B.M
648 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 janar – Një këmbësor i mitur është plagosur rëndë pasditen e sotme në një aksident trafiku që ka ndodhur në Vizbeg të Shkupit, njoftojnë nga policia.

Sipas informacioneve zyrtare, aksidenti ka ndodhur sot (30.01.2026) rreth orës 17:03, në kryqëzimin e bulevardit “Sllovenia” me rrugën “J. Magistrala”, ku një automjet i tipit “Opel” me targa të Shkupit, i drejtuar nga F.Ç. (44) nga Shkupi, ka goditur një këmbësor të mitur, gjithashtu nga Shkupi.

I mituri është transportuar me automjet të Ndihmës së Shpejtë në Qendrën Emergjente “Nënë Tereza”, ku mjekët kanë konstatuar lëndime të rënda trupore, pas çka ai është mbajtur për trajtim në Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe për sqarimin e plotë të rastit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër