Gjykata kushtetuese do ta mbajë seancën e parë në vitin 2026 – në rend të ditës nëntë iniciativa për vlerësim të kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë

Nga B.M
600 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 janar – Gjykata kushtetuese sot do ta mbajë seancën e parë këtë vit, ku në rend të ditës janë caktuar nëntë iniciativa për vlerësimin e kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë, një kërkesë për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave dhe tre propozime për vendosje me Draft-vendim.

Në rend të ditës së seancës së sotme është iniciativa, me të cilën kontestohet neni 2 paragrafet 1 dhe 4 dhe neni 73 nga Ligji për Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Parashtruesi i iniciativës Sllavko Llazovski vlerëson se Banka Popullore është e privilegjuar lidhur me lirimet tatimore dhe lehtësimet, të cilat sipas tij, nuk kanë kuptim dhe justifikim dhe e njëjta është në kundërshtim me sudimin e së drejtës, si vlerë themelore të rendit kushtetues, neni 33 dhe neni 51 nga Kushtetuta e Republikës së Maqeodisë së Veriut.

Para gjykatësve do të gjendet edhe iniciativa, ku u kontestua neni 60 paragrafi 3 alinea 2 nga Ligji për kontestet administrative. Parashtruesi i iniciativës Aleksandar Nikollovski vlerëson se dispozita e kontestuar shkakton dilema, është jo e saktë dhe është i paqartë implementimi në praktikë. Në iniciativën thuhet se nuk është në pajtim me sundimin e së drejtës, me dispozita të nenit 50 dhe Amandamentit XXI të Kushtetutës.

Në seancën e sotme, mes pikave tjera janë edhe iniciativat për kontestimin e neneve të Ligjit për ekzekutim, Marrëveshja kolektive për veprimtari shëndetësore, rregullorja për përcaktimin e kompensimeve autoriale, punët gjeodete për dedikime të posaçëme, si dhe aktet lokale nga komunat Gostivar, Tetovë dhe Karposh.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër