Moti me vranësira dhe reshje lokale të dëborës, temperatura deri në 6 gradë

Nga B.M
594 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 janar – Moti sot me vranësira dhe me reshje lokale të dëborës. Reshje më të dendura do të ketë në pjesët perëndimore të vendit. Në viset më të larta dhe ato malore shtresa e dëborës pritet të rritet deri në 25 centimetra. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -8 deri në -2, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 0 në 6 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, kryesisht më vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të dëborës me intensitet të ulët. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në -6, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 2 gradë Celsiusë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër