Gjykata Kushtetuese mbyll shqyrtimin gjyqësor për ministren Diella, trupa gjykuese tërhiqet për vendim

Nga Xh M
280 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 26 maj Zhurnal.mk – Gjykata Kushtetuese ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor për ministren e parë të Inteligjencës Artificiale, Diella. Bëhet me dije se trupa gjykuese është tërhequr për vendim, ndërsa data pritet të njoftohet në vijim.

Çështja u dërgua në gjykatë pasi një e pesta e deputetëve të Partisë Demokratike, pretendojnë se Presidenti i Republikës ka shkelur Kushtetutën duke dekretuar një ministre që nuk plotëson kriteret ligjore.

Përmes kësaj padie, deputetët e opozitës kërkojnë shfuqizimin si antikushtetues të dy akteve të Presidentit të marra në shtator të vitit 2025: pikërisht nenit 2 të dekretit nr. 331 për emërimin e Kryeministrit dhe fjalisë së dytë të pikës 1, neni 1 të dekretit nr. 333 për emërimin e Këshillit të Ministrave.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër