Gjyqi ndaj ish-profesorit Krasniqi nis sot

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 13 nëntor, Zhurnal.mk – Gjyqi ndaj ish-profesorit në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi, është ricaktuar të nis gjatë ditës së sotme.

Seanca e parë gjyqësore ndaj tij do të mbahet nga ora 09:30.

Shqyrtimi i kësaj çështjeje ishte caktuar të nis qysh para dy muajsh, por nëntë seanca bllok, njëra pas tjetrës, fillimisht ishin shtyrë.

Në aktakuzën të cilën e ka siguruar Klan Kosova, Prokuroria përshkruan deklaratat e katër studenteve të Fakultetit të Mjekësisë të cilat janë cilësuar si të dëmtuara dhe dëshmitare në rastin ndaj Krasniqit.

Bëhet fjalë për E. B, D. V, A. M dhe R. A, deklaratat e të cilave, sipas Prokurorisë, kanë qenë ndër provat mbi të cilat është mbështetur përshkrimi i gjendjes faktike në aktakuzë.

Prokurori i Shtetit, sipas aktakuzës, ka deklaruar se deklaratat e të dëmtuarave dhe dëshmitarëve janë në përputhje me njëra-tjetrën dhe se këtyre deklaratave u ka dhënë besim.

Mbi këtë bazë, Prokuroria konsideron se në veprimet e të pandehurit Xhevat Krasniqi janë manifestuar elementet e veprës penale ‘Ngacmimi seksual”.

Se cilat janë janë pretendimet e katër studenteve dhe çka ka deklaruar i akuzuari – detajet mund t’i gjeni në linqet e mëposhtme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër