Goditet autoblinda e policisë, thyhet xhami i makinës

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Përplasjet e ashpra përpara godinës së Kryeministrisë po vijon me intensitet të lartë, ndërsa mjetet e blinduara të policisë po përballen me goditje të njëpasnjëshme nga ana e protestuesve. Një prej autobotëve të policisë, i përdorur për shpërndarjen e turmës me ujë me presion, ka pësuar dëmtime të dukshme.

Xhami i përparmë i mjetit të blinduar është thyer dhe dëmtuar rëndë nga sendet e forta të hedhura në drejtim të tij gjatë përplasjeve.

Paçka dëmtimeve në xhamin mbrojtës, autoboti vijon të qëndrojë në vijën e parë të kordonit policor mes tymit të dendur të gazit lotsjellës, ndërsa situata në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” mbetet skajshmërisht e tensionuar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër