Protesta/ Leka: Reagimi i SHBA, ishte i qartë! Berisha ta kuptojë se me dhunë s’ka për të ardhur kurrë në pushtet

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Në një bisedë për News Hour, analisti Martin Leka komentoi zhvillimet e fundit në vet, protestën e dhunshme në Bulevard si edhe reagimin e ambasadës amerikane, për të cilin Leka tha se ishte i qartë, i prerë, se të gjithë janë kundër dhunës.

“Problemi është si mund ta lexojnë të tjerët, se kushdo me logjikë të ftohtë është i qartë. Ishte një reagim në kohën e duhur, ishte një lloj shfryrje e tullumbaceve të mundshme, ku thuhej se nuk do ketë reagime. Ishte konkret, i qartë i prerë të gjithë janë kundër dhunës, kundër shkatërrimeve, etj. Në këtë aspekt një detyrë shumë e rëndësishme del tani për policinë. Disa pamje, edhe pse sporadike, nga elementë të caktuar, duhet të marrin fund. Policia duhet të reagojë sipas standardeve dhe të mos tekalojë të drejtën e vet dhe ligjet mbi të cilët operon”, u shpeh Leka ndërsa komentoi edhe qëndrimin e PD pas këtij reagimi.

“Për Berishën vetë, që sot ka thënë është turp nuk kam asnjë koment dhe s dua më të merrem me të, një element që personifikon dhunën Berishën duhet ta ndajmë nga pjesa e PD. E ka kuptuar që reagimet e ndërkombëtarëve duhet të kuptojnë që nuk janë të mirëpritur nëse përkrahin akte dhune. Edhe një anëtare e këshillit kombëtar të PD është kapur në flagrancë. Kjo tregon se Berisha ka njerëzit e vet për të hedhur gurin e fshehur dorën. Nuk e personalizon dot protestën e pamë edhe dje. Njëri kaloi Lanën për t’i shpëtuar protestuesve. Duhet të kuptojë me dhunë s’ka për të ardhur kurrë në pushtet”, tha ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër