5
Autoritetet italiane kanë goditur një organizatë kriminale, kryesisht me shtetas shqiptarë, të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash.
Sipas mediumit italian “Il Giorno”, operacioni “Caveau 38” u zhvillua nga Guardia di Finanza, në bashkëpunim me SPAK-un shqiptar.
Hetuesit dyshojnë se grupi trafikoi rreth 240 kilogramë kokainë gjatë viteve 2019–2022, ndërsa mbi 14 milionë euro u transferuan drejt Shqipërisë.
Në kuadër të hetimeve janë identifikuar 52 persona, gjashtë prej të cilëve u arrestuan në flagrancë.
Autoritetet sekuestruan mbi 1.5 milion euro para të gatshme dhe rreth 32 kilogramë drogë, përfshirë kokainë, heroinë dhe kanabis.
