Greva e “Lufthansa”-s anulon qindra fluturime

Nga D. V.
261 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Frankfurt, 14 prill Zhurnal.mk – Qindra fluturime janë anuluar sot në Gjermani, ndërsa pilotët e kompanisë ajrore “Lufthansa” kanë hyrë në ditën e dytë të grevës, në kuadër të një mosmarrëveshjeje të vazhdueshme për paga më të larta dhe pensione më të mira.

Pilotët  e “Lufthansa”, si dhe ata të “Lufthansa Cargo” dhe “Lufthansa CityLine”, nisën ndërprerjen e punës menjëherë pas mesnatës së djeshme.

Më shumë se 1 100 fluturime në  aeroportin e Frankfurtit, qendra kryesore e “Lufthansa” dhe aeroporti më i madh në Gjermani, janë anuluar dje dhe sot, ndërsa 710 fluturime të tjera janë pezulluar në  e aeroprotine Mynihut.

Greva e pilotëve, e organizuar nga sindikata ”Vereinigung Cockpit”, fokusohet te mosmarrëveshjet për pagat, përfshirë skemën e pensioneve të kompanisë dhe shpërblimet në filialin rajonal “CityLine”.

Ndërkohë, pilotët e linjës ajrore “Eurowings” pritet të rikthehen në punë gjatë ditës sç sotme.

Po ashtu, stjuardesat e ”Lufthansa” janë thirrur në grevë për të mërkurën dhe të enjten, duke shënuar valën e pestë të aksioneve sindikale në këtë kompani gjatë këtij viti.

Të hënën, drejtori i burimeve njerëzore të ”Lufthansa”-s, Michael Niggemann, paralajmëroi sindikatat kundër vazhdimit të kursit konfrontues, duke theksuar se çdo ditë grevë dobëson kompaninë ajrore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër