“Museum of Water” në Vlorë, vlerësim i potencialit për zgjatjen e sezonit turistik

Nga D. V.
264 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 14 prill Zhurnal.mk – Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, takoi përfaqësues të një ekipi ndërkombëtar arkitektësh dhe ekspertësh vendas e të huaj, ku u njohën me projektin “Illiri Oceanarium – Museum of Water”, iniciativë e propozuar me karakter destinacioni turistik rajonal, kulturor dhe kërkimor e shkencor.

Në takim ishin të pranishëm arkitektë Ettore Piras (Ettore Piras Architetto EPA), Lev Libeskind (Libeskind Studio Design), Ervin Taçi (MA Studio & Partners) dhe David Y. Monassebian (Envision USA, LLC).

Ministri Gonxhja tha se, projekti “Illiri Oceanarium – Museum of Water” synon zhvillimin e një infrastrukture bashkëkohore në Vlorë, duke vendosur në qendër temën e ujit si element që ndërthur edukimin, kërkimin shkencor dhe përvojën e vizitorëve.

Biseda u përqendrua në vlerësimin e potencialit që kjo nismë mund të ketë për të funksionuar si një atraksion gjithëvjetor dhe për të kontribuar në zgjatjen e sezonit turistik. Sipas MTKS, projekt-ideja është ende në fazë paraprake dhe se do të vijojnë analizat dhe vlerësimet përkatëse në bashkëpunim me bashkinë e Vlorës dhe aktorë të tjerë institucionalë për të përcaktuar mundësinë e realizimit të tij.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër