Groenlanda ndal shpimet e naftës të kompanisë amerikane

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Nuuk, 13 gusht, Zhurnal.mk – Authoritet  e Groenlandës kanë detyruar një kompani amerikane të naftës, e lidhur me Donald Trumpin, të shtyjë planet për shpime nafte në territorin arktik.

Kjo rrëzon pretendimet e të dërguarit të presidentit amerikan, sipas të cilit amerikanët mund të nisnin nxjerrjen e naftës që vitin e ardhshëm.

Sipas The Guardian, në korrik kompania Greenland Energy kishte sjellë në tokë pajisje shpimi pa autorizimin e nevojshëm, me synimin që të niste shpimet javën e ardhshme.

Por qeveria e Groenlandës kërkoi ndalimin e operacionit, duke theksuar se autorizimet e nevojshme nuk mund të siguroheshin përpara datës së planifikuar për fillimin e punimeve.

Kompania ka njoftuar tashmë se shpimet do të shtyhen, me mundësi që të mos nisin para dimrit të vitit 2027.

artikuj të ndërlidhura