Gruaja që figuron e vdekur që nga viti 2006 lind fëmijë në Spitalin Klinik në Tetovë

nga D. V.

MPB njofton se më 12.02.2026, në ora 13:40, në SPB Tetovë, tre punonjës të Qendrës për Punë Sociale në Tetovë kanë denoncuar një rast të pazakontë nën dyshimin për vepër penale “falsifikim i dokumentit”.

Sipas denoncimit, më 21.01.2026, Qendra ka pranuar një njoftim nga Drejtoria për udhëheqjen e librave amë, ku thuhej se më 08.12.2025, në Spitalin Klinik të Tetovës, nëna A.S. (27 vjeç) ka lindur një foshnjë të gjinisë femërore. Megjithatë, gjatë procedurës së regjistrimit të foshnjës, është konstatuar se në evidencat e Drejtorisë, nëna figuron si person i vdekur që nga data 21.10.2006.

Pas dërgimit të ftesave zyrtare, më 12.02.2026, personi A.S. është paraqitur në Qendrën për Punë Sociale së bashku me foshnjën dhe një person tjetër mashkull, por nuk kanë dorëzuar asnjë dokument identifikimi. Policia po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e këtij rasti misterioz.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More