Durmishi: Me shkarkimin e kryesisë, BESA fokusohet në bashkimin e VLEN

Nga B.M
742 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 shkurt – Ministri i Ekonomisë dhe njëri nga eksponentët e lartë të VLEN-it, Besar Durmishi në intervistën në “Dialog te Lajmi” ka thënë se me shkarkimin e Kryesisë qendrore të Lëvizjes BESA, bëhet një hap para drejt bashkimit të VLEN-it si një subjekt i vetëm.

“Kuvendi qendror i Lëvizjes Besa si organi më i lartë partiak mes dy Kongreseve vlerësoi se duhet të shkarkohet kryesia qendrore në frymën dhe energjinë e asaj që forcat tona politike të fokusohen në bashkimin e VLEN-it, e pastaj edhe të shkohet në strukturimin e VLEN si një parti e përbashkët nën ombrellën e VLEN”, tha Durmishi.

Sipas tij, me këtë veprim, si Lëvizje Besa, si parti më e vjetër në përbërjen e VLEN-it, bëhet një hap konkret drejt unifikimit të VLEN si një subjekt i vetëm.

“Besojmë se ky është vullnet i votuesve të VLEN dhe i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, gjë që u konfirmua në zgjedhjet e fundit lokale”, ka thënë Durmishi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër